Kontakt
Copyright © 2023
Germin
Bëhu Profesionist
Aktiv nga Diaspora
Mirë se vini tek Profesionistët e Diasporës
I nisur në vitin 2019, Angazhimi i Profesionistëve të Diasporës (EDP) është një program që synon të sjellë profesionistë të diasporës nga e gjithë bota. Qëllimi i programit është që profesionistët shqiptarë të Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe pjesës jugore të Serbisë, të cilët jetojnë jashtë vendit, kanë studiuar dhe kanë punuar atje të sjellin në atdheun e tyre përvojën, ekspertizën dhe njohuritë në vendin e tyre, me synimin për të ndihmuar vendin drejt zhvillimit.

Në vitin e parë, me mbështetjen e Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ), programi Angazhimi i Profesionistëve të Diasporës ka angazhuar me sukses 30 profesionistë nga Gjermania (15 në Kosovë dhe 15 në Shqipëri) dhe ka krijuar një grup prej më shumë se 200 profesionistësh të gatshëm që të angazhohen në të ardhmen e afërt në atdheun e tyre.

Përmes studimeve të shumta, programi Angazhimi i Profesionistëve të Diasporës ka identifikuar nevojat e institucioneve në vendlindje si dhe aftësitë që diaspora është e gatshme të kontribuojë.
Partnerët
Feedback
Feedback
Please write to us about anything that's not working on your end.
Anulo
Submit