A jeni profesionist/e nga diaspora dhe dëshironi të jepni kontribut në Kosovë?
Aplikoni përmes platformës për Angazhimin e Profesionistëve nga Diaspora (EDP), e cila synon të ndërmjetësojë angazhimin e ekspertëve nga diaspora në vendin e origjinës, në këtë rast pranë Komunës së Shtimës, Istogut, Rahovecit, Lipjanit, Podujevës, Vushtrrisë, apo Suharekës.
Sfondi dhe përshkrimi i aktivitetit:
Kosova ka një diasporë të madhe, e cila është shpërndarë në vendet më të zhvilluara të botës. Kjo diasporë, për fat të mirë, mbart një lidhje të fortë me atdheun, nga lidhjet familjare deri te institucionet dhe angazhimi ekonomik. Diaspora me origjinë nga Kosova përfaqëson një potencial të jashtëzakonshëm financiar, ekonomik, socio-politik, njohuri këto që mund të përdoren në shumë mënyra për të sjellë përfitim te popullata lokale dhe Kosova në përgjithësi.
Barazia gjinore dhe pjesëmarrja aktive e grave në politikë nuk duhet të përkufizohen dhe maten vetëm me numra. Ajo që ka më shumë rëndësi është përfaqësimi substancial, hapësira që gratë kanë për të shprehur pikëpamjet e tyre dhe një angazhim i barabartë.
Ndër projektet tjera, GERMIN që nga viti 2022 është duke implementuar edhe projektin “Diaspora për Gratë në Politikë“, projekt ky që synon angazhimin e profesionistëve nga diaspora me qëllim këta të fundit të kontribojnë në avancimin e barazisë gjinore dhe fuqizimin e grave në politikë përmes ekspertizës dhe përvojës së tyre në politikë-bërje të fituara nga ekspozimi ndaj proceseve politike në vendet e zhvilluara.
Specifikat e angazhimit:
Kjo nismë është krijuar për të angazhuar ekspertë në fushën si në vijim:
Shtatë (7) profesionistë të diasporës do të angazhohen për rreth tre (3) javë në formë fizike në njërën nga Komunat e përzgjedhura si: Komuna e Shtimës, Istogut, Rahovecit, Lipjanit, Podujevës, Vushtrrisë, dhe Suharekës. Si pjesë e këtij angazhimi, jemi të përkushtuar të sigurojmë mbështetje të përmbajtshme për mentorët tanë, duke siguruar që angazhimi i profesionistëve të jetë i efektshëm dhe i kënaqshëm. Ky angazhim 3 javor përfshin edhe kompenzim si: bileta e avionit, akomodimi dhe pagesë për ditë pune.
Detyrat që do të kryhen në kuadër të këtij angazhimi:
Kriteret:
Për të aplikuar, ju lutem ndiqni hapat e mëposhtëm:
Data e fundit për dorëzimin e aplikimeve është 30 prill 2025. Nëse keni pyetje apo nevojë për sqarim shtesë, ju lutemi na kontaktoni në: [email protected].
Ky projekt zbatohet nga GERMIN me mbështetjen nga National Endowment for Democracy (NED).