IBAS kërkon një Zhvillues/e biznesi për të promovuar shërbimet e tij te diaspora kosovare në Gjermani dhe për të zgjeruar përdorimin e tyre për dërgimin e parave drejt Kosovës.
Kompania: IBAS
Tregu i angazhimit: Gjermani
Departamenti: Biznesi
Raportimi: Udhëheqësi i Departamentit të Biznesit
Referenca e pozitës: 01-DE/VNRreth pozitës
Personi i përzgjedhur do të promovojë llogarinë STANDARD dhe pakon REMITENCA, do të krijojë kontakte me diasporën kosovare në Gjermani dhe do të ndjekë referimet deri në aktivizimin dhe përdorimin e shërbimeve nga familjarët në Kosovë.
Dërguesit në Gjermani përdorin llogaritë e tyre ekzistuese bankare, ndërsa familjarët në Kosovë hapin llogari në IBAS për pranimin e parave.
Përgjegjësitë kryesore
Punonjësi nuk pranon para, nuk kryen verifikimin e identitetit dhe nuk ekzekuton transferta në emër të klientëve.
Tre muajt e parë përbëjnë periudhën testuese. Gjatë kësaj periudhe, objektivat dhe kompensimi bruto mujor rriten gradualisht:
|
Periudha |
Objektivat mujore |
Paga bruto me realizimin 100% |
Kompensimi maksimal bruto me realizimin 200% |
|
Muaji i parë |
63 pako REMITENCA dhe 159 transferta SEPA STANDARD |
1,200 € |
2,400 € |
|
Muaji i dytë |
126 pako REMITENCA dhe 318 transferta SEPA STANDARD |
2,400 € |
4,800 € |
|
Muaji i tretë |
210 pako REMITENCA dhe 530 transferta SEPA STANDARD |
4,000 € |
8,000 € |
Në muajin e tretë, kompensimi mund të arrijë deri në 8,000 € bruto, nëse punonjësi realizon 200% të të dy objektivave dhe përmbush kushtet financiare të bonusit.
Për shembull, realizimi i 315 pakove REMITENCA dhe 795 transfertave SEPA STANDARD në muajin e tretë përfaqëson 150% të të dy objektivave dhe mundëson kompensim prej 6,000 € bruto, nëse përmbushen kushtet e bonusit.
Bonusi llogaritet sipas produktit me përqindjen më të ulët të realizimit. Tejkalimi i njërit objektiv nuk kompenson mosarritjen e tjetrit. IBAS njeh si rezultate pakot REMITENCA të aktivizuara me tarifën mujore të paguar dhe transfertat SEPA STANDARD të realizuara me sukses, për të cilat ka gjeneruar tarifën përkatëse.
Nëse objektivat nuk përmbushen, zbatohen kushtet kontraktuale për kompensimin, duke respektuar pagën minimale dhe legjislacionin e punës në Gjermani. Pas periudhës testuese, IBAS vlerëson rezultatet dhe vendos për vazhdimin e marrëdhënies së punës.
Për detyrat e hollësishme, objektivat e performancës dhe kushtet e kompensimit, konsultoni dokumentin këtu.
Vetëm kandidatët e listës së ngushtë do të kontaktohen.
Afati për aplikim: 15 nëntor 2026