Orhan Sylejmani është Këshilltar për Inxhineri Mekanike që jeton dhe vepron në Zvicër, i cili përmes programit EDP ka sjellur ekspertizën e tij në krijimin e projektit “Smart Bus Stop” në komunën e Kamenicës.
Orhani ka qenë i angazhuar në Komunën e Kamenicës për një muaj në periudhën tetor 2022-janar 2023 në kuadër të projektit MARDI të financuar nga Caritas Switzerland në Kosovë dhe zbatuar nga GERMIN.