Kontakt
Copyright © 2024
Germin
​Kamber Gjaka

Kamber Gjaka, Konsulent Ligjor nga Austria ka qenë i angazhuar në Komunën e Podujevës përmes programit EDP duke punuar me ekipin e zyrës ligjore në këtë komunë dhe duke ndarë njohuritë dhe përvojën e tij. Ai ka përgatitur një raport që ofron rekomandime dhe praktika më të mira në fushën përkatëse, duke kontribuar gjithashtu në shpërndarjen e njohurive dhe informacionit në proceset vendimmarrëse. Gjithashtu ka ofruar udhëzime profesionale dhe ka ndarë përvojën e tij me zyrtarët komunalë përmes një sesioni trajnimi gjithëpërfshirës njëditor, duke u fokusuar në praktikat më të mira që mund t’iu shërbejnë në punën e përditshme. Kamberi ka qenë i angazhuar në kuadër të projektit Veprimi i Komunave për Riintegrim dhe Diasporë - projekti MARDI të financuar nga Caritas Switzerland në Kosovë dhe zbatuar nga GERMIN.

Feedback
Feedback
Please write to us about anything that's not working on your end.
Anulo
Dërgo