Kaltrina Llonçari, një profesioniste e diasporës me përvojë të gjerë në menaxhimin e burimeve njerëzore, është menaxhere e departamentit të burimeve njerëzore në Mercedes Benz Benelux në Belgjikë. Kaltrina ekspertizën e saj ia ka kushtuar Komunës së Istogut, veçanërisht Drejtorisë për Çështje Sociale, ku gjatë katër javëve të bashkëpunimit të ngushtë me komunën, ajo punoi për të sjellë praktikat më të mira nga Belgjika në mënyrën se si Komuna e Istogut i qaset menaxhimit të burimeve njerëzore. Kaltrina ka qenë e angazhuar në kuadër të projektit Veprimi i Komunave për Riintegrim dhe Diasporë - projekti MARDI të financuar nga Caritas Switzerland në Kosovë dhe zbatuar nga GERMIN.