Edmond Sula është një profesionist nga diaspora i cili ka kontribuar për Komunën e Vushtrrisë përmes programit Angazhimi i Profesionistëve të Diasporës (EDP). Ai ka ofruar udhëzime për planifikimin e sistemit të ngrohjes qendrore në Vushtrri dhe rekomandime për përmirësimin e sistemit të arsimit dual në komunën e Vushtrrisë. Edmondi ka kryer studimet Bachelor dhe Master në inxhinieri mekanike dhe në punën e tij në komunë ka shfrytëzuar praktikat më të mira nga Zvicra dhe njohuritë e tij për të përcaktuar propozimet për Vushtrrinë që mund të përshtaten me kërkesat e tyre lokale. Edmondi ka qenë i angazhuar në kuadër të projektit Veprimi i Komunave për Riintegrim dhe Diasporë - projekti MARDI të financuar nga Caritas Switzerland në Kosovë dhe zbatuar nga GERMIN.