Fevzi Kafexhiu, Shkencëtar i Materialeve nga Austria ka aplikuar njohuritë dhe aftësitë e tij në inxhinieri mekanike dhe nanoteknologji për të ndihmuar Komunën e Prishtinës, duke u fokusuar veçanërisht në analizën e të dhënave për projekte brenda Termokos. Fevziu ka qenë i angazhuar në kuadër të projektit Veprimi i Komunave për Riintegrim dhe Diasporë - projekti MARDI të financuar nga Caritas Switzerland në Kosovë dhe zbatuar nga GERMIN.