Xhevdet Veseli është konsulent i lartë financiar, që jeton dhe vepron në Danimarkë, i cili përmes programit EDP solli njohuritë në krijimin e një memorandumi me rekomandime mbi menaxhimin financiar dhe të brendshëm, menaxhimin e rrezikut dhe aktin e financave për Komunën e Prishtinës. Xhevdeti ka qenë i angazhuar në Komunën e Prishtinës për një muaj gjatë periudhës tetor 2022 - janar 2023, në kuadër të projektit MARDI të financuar nga Caritas Switzerland në Kosovë dhe zbatuar nga GERMIN.