Neritan Hoxha është inxhinier softuerësh që jeton dhe vepron në Gjermani, i cili përmes programit EDP, ekspertizën e tij e ndau me Komunën e Podujevës në krijimin e dy web-faqeve, njëra për të treguar lokacionin e fshatrave, kurse tjetra atë të shkollave të komunës. Neritani ka qenë i angazhuar në Komunën e Podujevës në periudhën tetor-nëntor 2022 në kuadër të projektit MARDI të financuar nga Caritas Switzerland në Kosovë dhe zbatuar nga GERMIN.