Gent Kelmendi është Bioinxhinier që jeton dhe vepron në Belgjikë, i cili përmes programit EDP, ekspertizën e tij mbi menaxhimin e hapsirave të gjelbërta e solli në Komunën e Prishtinës. Genti ka qenë i angazhuar në Komunën e Prishtinës gjatë muajit dhjetor 2022 kuadër të projektit MARDI të financuar nga Caritas Switzerland në Kosovë dhe zbatuar nga GERMIN.