Raporti studimor "Nevojat e Organizatave të Shoqërisë Civile për Ekspertizë nga Diaspora" është realizuar në kuadër të programit “Angazhimi Profesionistëve nga Diaspora” që zbatohet nga GERMIN në kuadër të Programit për Angazhim Qytetar i cili implementohet nga KCSF në partneritet me USAID në Kosovë. Qëllimi i studimit është të shpalosë të dhënat cilësore dhe sasiore të cilat janë mbledhur përmes intervistave dhe anketimit elektronik me organizata të shoqërisë civile. Përmes këtij raporti ofrohet ndihmë në kuptimin dhe analizimin e nevojave të organizatave të shoqërisë civile për ekspertizë dhe profilet që iu mungojnë në mënyrë që të krijohet bashkëpunim me diasporën përmes programit “Angazhimi i Profesionistëve nga Diaspora”. Prandaj, ky raport u dedikohet për përdorim ekspertëve nga diaspora, organizatave donatore dhe organizatave të shoqërisë civile (OShC).Potenciali i madh dhe i pa shfrytëzuar i diasporës shqiptare është shumë i dukshëm nëse bazohemi në hulumtimet paraprake që GERMIN ka realizuar.11 Është evidente që diaspora ka krijuar një vend shumë të rëndësishem në shtetet se ku është e shtrirë, dhe se integrimi i tyre në shoqëri është për t’u marr shembull. Në kuadër të këtij hulumtimi është parë nevoja e madhe që organizatat e shoqërisë civile në Kosovë kanë për ekspertiza të ndryshme, e kjo lidhet menjëherë edhe me migrimin e madh që po ndodh të profileve shumë të përgatitura drejt vendeve perëndimore, gjë që po ndikon në cilësinë dhe zhvillimin e institucioneve dhe organizatave në Kosovë.
Bazuar në të gjeturat e hulumtimit, u dëshmua që shumë profile janë të nevojshme që të ndihmojnë organizatat në mbajtjen në ekzistencë të tyre dhe në fuqizimin e qendrueshmërisë së tyre. Duke e pasur parasysh që së fundi shoqëria civile në Kosovë në fokus ka vendosur rritjen e fondeve edhe përmes burimeve të tjera, kjo u theksua edhe tek pyetësori dhe tregon që vetëdijësimi dhe kërkesat e organizatave janë të theksuara në kërkim të profileve që mund të ndikojnë në rritjen e stabilitetit të tyre financiar. Përveç kësaj, mungesa e fondeve për të angazhuar ekspertë për mbulimin e nevojave të tyre ishte shqetësimi tjetër kryesor i potencuar jo vetëm përmes pyetësorit, mirëpo edhe përmes intervistave të bëra me organizatat me fushëveprimtari, madhësi, dhe rëndësi të ndryshme.
Pjesa tjetër e rëndësishme është edhe vetëgatishmëria e organizatave për të angazhuar ekspertë bazuar në nevojat që kanë, e kjo duke siguruar kështu edhe vendin ku mundet eksperti/ja të zbatoj planin apo të ushtroj profesionin në kuadër të angazhimit. Përmes kësaj është shumë e rëndësishme të shihet serioziteti dhe dëshira e organizatave të bashkëpunojnë me ekspertë nga diaspora e kështu të zhvillojnë sektorët apo nënsektorët sipas nevojës që kanë. Përmes këtij hulumtimi është arritur të shfaqet nevoja e organizatave të shoqërisë civile për ekspertë nga diaspora, kjo duke përmendur shumë fusha në të cilat mendojnë se e kanë nevojën e po ashtu duke ofruar edhe ato gatishmërinë dhe dedikimin për të mësuar e trajnuar stafin e tyre.
Hartëzimi i nevojave dhe mënyrës së angazhimit të profesionistëve është i dukshëm, si dhe dëshira dhe vullneti për të bashkëpunuar është i theksuar andaj ky hulumtim shërben si një bazë e parë e fokusit apo targetit për të filluar kontaktimin dhe lidhjen me ekspertë të diasporës.
Rekomandimet:
Hulumtimin "Nevojat e Organizatave të Shoqërisë Civile për Ekspertizë nga Diaspora" mund ta gjeni KËTU.