Programi për Angazhimin e Profesionistëve nga Diaspora (EDP) ka për qëllim të sjellë ekspertë nga diaspora për të kontribuar për një periudhë të shkurtër në zhvillimin e vendit të tyre amë, duke ndarë ekspertizën dhe përvojën e fituar në vendet të zhvilluara perëndimore.
Në kuadër të projektit "Aksioni Komunal për Riintegrim dhe Diasporë" - MARDI i mbështetur nga CARITAS Zvicër, është duke u zhvilluar bashkëpunimi me komunat partnere për angazhimin e profesionistëve të diasporës për një periudhë afatshkurtër prej 3-5 javësh. Objektivi kryesor është të lehtësojë transferimin e njohurive dhe aftësive nga profesionistët e diasporës tek institucionet në vendin e tyre të origjinës.
Më shumë informata mbi komunat partnere në këtë projekt gjeni në vegëzat më poshtë.
Platforma ju ofron mundësi të publikoni thirrje për shprehje të interesit për profile që ju nevojiten të profesionistëve nga diaspora në institucionin tuaj. Nëse jeni institucion lokal në Republikën e Kosovës dhe keni interes për të angazhuar ekspertë nga diaspora, ju lutem klikoni tek butoni më poshtë: