Kontakt
Copyright © 2024
Germin
Kontribuo në Kosovë
si Profesionist nga Diaspora
Mirë se vini tek platforma Profesionistët e Diasporës
I nisur në vitin 2019, Angazhimi i Profesionistëve të Diasporës (EDP) është një program që synon të sjellë profesionistë të diasporës nga e gjithë bota. Qëllimi i programit është që profesionistët shqiptarë të Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe pjesës jugore të Serbisë, të cilët jetojnë jashtë vendit, kanë studiuar dhe kanë punuar atje të sjellin në atdheun e tyre përvojën, ekspertizën dhe njohuritë në vendin e tyre, me synimin për të ndihmuar vendin drejt zhvillimit.

Në vitin e parë, me mbështetjen e Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ), programi Angazhimi i Profesionistëve të Diasporës ka angazhuar me sukses 30 profesionistë nga Gjermania (15 në Kosovë dhe 15 në Shqipëri) dhe ka krijuar një grup prej më shumë se 200 profesionistësh të gatshëm që të angazhohen në të ardhmen e afërt në atdheun e tyre.

Përmes studimeve të shumta, programi Angazhimi i Profesionistëve të Diasporës ka identifikuar nevojat e institucioneve në vendlindje si dhe aftësitë që diaspora është e gatshme të kontribuojë.
Partnerët
Platforma Angazhimi i Profesionistëve nga Diaspora (EDP) është e dedikuar për të lehtësuar lidhjen e profesionistëve të diasporës me institucione/organizata/biznese në Kosovë. EDP synon të harmonizojë aftësitë, ekspertizën dhe përvojën e profesionistëve nga diaspora me sfidat dhe mundësitë specifike me të cilat përballen institucionet/organizatat/bizneset në Kosovë. Organizata joqeveritare GERMIN lehtëson procesin e angazhimit dhe përputhjes së profesionistëve nga diaspora varësisht nga nevojat dhe kërkesat konkrete të institucioneve/organizatave/bizneseve me të cilat ka partneritet. Platforma nuk garanton vendosje automatike dhe përzgjedhja përfundimtare për bashkëpunimin i takon profesionistëve të regjistruar dhe institucioneve/organizatave/bizneseve bazuar në kualifikimet dhe disponueshmërinë.
Feedback
Feedback
Please write to us about anything that's not working on your end.
Anulo
Dërgo