Programi për Angazhimin e Profesionistëve nga Diaspora (EDP) ka për qëllim të sjellë ekspertë nga diaspora për të kontribuar për një periudhë të shkurtër në zhvillimin e vendit të tyre amë, duke ndarë ekspertizën dhe përvojën e fituar në vendet të zhvilluara perëndimore.
Në kuadër të Programit për Angazhim Qytetar i cili zbatohet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Agjencinë e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) në Kosovë, GERMIN bën ndërlidhjen mes ekspertëve nga diaspora dhe organizatave të shoqërisë civile pritëse në Kosovë. Programi parasheh angazhim afatshkurtër në formë të migrimit qarkor, duke filluar nga tre javë deri në gjashtë muaj.
Platforma ofron mundësi të publikoni thirrje për shprehje të interesit për profile të profesionistëve nga diaspora në organizatën tuaj. Nëse jeni organizatë jo qeveritare që veproni në Republikën e Kosovës dhe dëshironi të angazhoni profesionistë nga diaspora në fushat në të cilat keni nevojë për ekspertizë, ju lutem klikoni tek butonin më poshtë.